ZEMËR ll

Zemra ime dridhet aq lehtë,
Pse, o Zemër?
Dridhesh nga një fjalë, nga një i shenjtë emër!
Për ty!
Si je krijuar me gjithë këtë dashuri?
Si e mban brenda gjithë këtë dashuri!
Nuk mund të mos habitem. Ti s’ke masë as kufi kur do!
Dashurisë e çdo tekeje të saj nuk di t’i thuash jo!
Ç’pushtet kanë mbi ty gjërat që do!
Dobësi mbi dobësi,
Dobësi pas dobësie,
Por, zemrave veç dashuria u ka hije!
E ti je prototip i zemrave që çmendurisht dashurojnë,
Që për dashurinë e tyre veten e harrojnë!
Flak tej çdo gjë të kotë të kësaj bote
Të mjaftojnë ëndrrat dhe dashuria jote.
Pastërti.
Duaj.
Duke dashur e ke gjetur rrugën për në Parajsë ti!

Shkup, 24/01/2017

Leave a comment