TRUP

Aq gjatë ke qëndruar fshehur nga unë,
Ndonëse je dritë mbi dritë!
Të dua më shumë se çdo gjë tjetër!
Etje e uri kam veç Ty!
Ti i përket gjithë universit, kur dalldisem në çmendurinë time,
Ndiej sikur ekzistojmë veç unë e Ti.
Deri sa të kam parë, verbërisht jam hedhur në krahët e
botës që më ka përqafuar gjembshëm!
Esencën e dashurisë e kam gjetur te Ti,
Aromë që s’hiqet kur një herë mbi shpirt e spërkat.
Ti më hesht me hijeshinë Tënde,
Të shenjta i bën të gjitha mendimet e mia tokësore,
Flakët e mallit tim shkrijnë gjithçka të ftohtë e të ulët në mua,
Trupin tim nga dheu e formësojnë, poç i bukur që më mban,
Sarkofag i shenjtë që më ka robëruar,
Tempull toke që mban një qenie nga qielli,
Do të vijë një ditë kur shpirti im do ta lirojë gjithë dritën,
Në ekzistencën e dashurisë Sate jam shkrirë.
Do të vijë një ditë kur do të shpërthejë drita në mua,
I turpëruar do të mbetet dielli!
 
Stamboll, Maj 2015

Leave a comment